Rooney parashikon fituesin e Premier League-s

Rooney parashikon fituesin e Premier League-s

Pas barazimit 2:2 të Liverpoolit me Manchester Unitedin, ish-sulmuesi anglez Wayne Rooney ka thënë se Liverpool do ta fitojë titullin në Ligën Premiere League.

“E di se kanë mbetur vetëm shtatë ndeshje, por shumë do të ndodhë nga tani deri në fund të sezonit. Unë ende mendoj se Liverpool do ta fitojë titullin”.

Klubi i Merseyside, që ka humbur dy ndeshje në kampionat këtë sezon, zbriti në vendin e dytë në renditje të dielën.

Arsenali është në krye me 71 pikë nga 31 ndeshje deri më tani, përpara “Të Kuqve” për shkak të një diference më të mirë golash.

Liverpooli do të përballet në mesjavë me Atalantan në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League në “Anfield”.

Në fundjavë, skuadra e Klopp do të presë në shtëpi Crystal Palace në kampionat.

Share This