Mehmetit i mjaftojnë 2 minuta në fushën e blertë, “Legjionari” shënon tjetër gol për Bristol City

Mehmetit i mjaftojnë 2 minuta në fushën e blertë, “Legjionari” shënon tjetër gol për Bristol City

Vetëm 2 minuta në fushën e lojës, i mjaftuan “Legjionarit” të Kombëtares shqiptare, Anis Mehmeti, për të gjetur golin e radhës, me fanellën e Bristol City, teksa ishte padyshim protagonisti kryesor, në golin e tretë të sfidës, që skuadra e tij shënoi ndaj Blackburn, në përballjen e 42-të, të Championship, në Angli.

Mehmeti u aktivizua në minutën e 71-të në vendin e Twin, ndërkohë që në minutën e 73-të arriti të realizonte golin e tretë për skuadrën e Bristol City, teksa pasi driblon bukur mbrojtjen kundërshtare lëshon një predhë drejt portierit, Pears, me topin që përfundon, pas shpatullave, të këtij të fundit.

Falë këtij goli, numri i rrjetave të 23-vjeçarit shqiptar, këtë sezon, shkon në katër, teksa ka arritur të regjistrojë edhe një asist në emrin e tij, gjatë 34 përballjeve, të zhvilluara me skuadrën e Bristol City, në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

Share This