Mbyllen pjesët e para në Champions, Baraç shokon PSG-n, Atletico thyen Dortmundin
Padyshim janë duke dominuar lojën, ndaj kundërshtarëve respektivë, me “Katalanasit” e Barcelona dhe “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, që po udhëheqin në sfidat ndaj Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund, sfida këto të vlefshme, për xhiron e parë, të çerekfinaleve, të UEFA Champions League.
Në “Parc des Princes”, një gol i Raphinha, në minutën e 36’-të, të sfidës ka mjaftuar për të udhëhequr ndaj vendasve, në fundin e pjesës së parë, me “yllin” brazilian, i cili përfiton nga një rrëmujë në zonën e “Katalanasve”, për të ngulur topin me një goditje ponte, pas shpatullave, të “shtatlartit” italian, Gianluigi Donnarumma, i cili ka patur edhe fajin e tij në disa raste, gjatë këtij fraksioni.
Në krahun tjetër, “Los Colchoneros” të Diego Simone po dominojnë totalishtë “Verdhezinjt” e Edin Terzic, me Rodrigo De Paul e Samuel Lino, që shënuan nga një gol, në minutat 5’ e 32’, falë “përgjumjes”, së prapvijës gjermane, teksa deri në këto momente janë me “një këmbë”, në fazën gjysmëfinale, të UEFA Champions League.
Tashmë e vetmja gjë çka nga mbetet është të ndjekim pjesët e dyta, të këtyre sfidave, që pritet të jenë spektakolare, me Mbappe me shokë, që do të kërkojnë “kthesën” ndaj “Blaugranave”, ndërsa “Bardhekuqtë” e Madridit, të “hipotekojnë” kalimin në fazën tjetër, që në ndeshjen e parë, të çerekfinaleve.