Foden për golin ndaj Realit: E provoj gjithmonë në stërvitje

Foden për golin ndaj Realit: E provoj gjithmonë në stërvitje

Shumë janë magjepsur nga goli i shënuar nga Phil Foden gjatë ndeshjes së Champions League kundër Real Madridit, e cila përfundoi në barazim 3-3.

Një veprim mbresëlënës, por që nuk duket të jetë asgjë e jashtëzakonshme për futbollistin anglez: “Ndjeva një ndjenjë të mrekullueshme kur shënova atë gol, sepse është diçka që e praktikoj shumë në stërvitje, fokusohem shumë në goditjet nga limitet e zonës”.

“Është pak zhgënjyese të shkosh në 3-2 dhe të mos mund ta kontrollosh pak më shumë, por duhet thënë se Real Madrid shënoi me një goditje fantastike”, shpjegoi Foden.

Ne nuk mund të ndalemi në këtë, por ka kaq shumë gjëra pozitive për të marrë”.

Share This