Ancelotti, i kënaqur me Realin e tij: Një reklamë për futbollin, jemi të barabartë me City-

Ancelotti, i kënaqur me Realin e tij: Një reklamë për futbollin, jemi të barabartë me City-

Një barazim ikonë 3-3 u arrit kundër Manchester Cityt në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Champions League, por nëse Real Madrid dëshiron të kalojë raundin, do të thirret ta bëjë këtë në shtëpinë e kampionëve të Evropës.

“Kjo ishte një reklamë për futbollin, por nuk mund të kishte qenë ndryshe për të gjithë cilësinë që ishte në fushë këtë mbrëmje”, – komentoi Ancelotti në fund të ndeshjes

“Ishte një ndeshje intensive dhe për aq kohë sa ne mundëm të mbanim ritmin lart, kontrolluam mirë, pastaj kur ulëm pak gjithçka, ata u afruan dhe gjetën dy gola. Mund të kishim bërë 3-1 në dy raste dhe kjo ishte e vetmja keqardhje, por luajtëm në nivel me Cityn dhe ne mbetemi të sigurt për ndeshjen e kthimt”.

“Arbitri? Ai nuk ishte në nivelin e dy skuadrave – vazhdoi trajneri i Realit – por ndoshta i mungonte pak përvoja. Ne me lojtarët tanë, tifozët, gjithmonë kemi diçka më shumë për të dhënë, tani do të duhet të jemi të mirë për ta bërë atë edhe pa kontributin e stadiumit tonë dhe tifozëve tanë”.

Share This