Real Madrid – Manchester City, ja formacionet zyrtare të kryederbit në Champions

Real Madrid – Manchester City, ja formacionet zyrtare të kryederbit në Champions

Real Madrid është nikoqir i Manchester Cityt, në kuadër të derbit më interesant për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Si madrilenët ashtu edhe skuadra angleze duan vetëm fitore, që ta marrin avantazhin për ndeshjen kthyese.

Formacionet zyrtare tashmë janë bërë publike, ku nuk ka ndryshime në dy skuadrat përpos që Guardiola ka vendosur ta lërë në stol mesfushorin Kevin de Bruyne.

Real Madrid: Lunin; Carvajal, Tchouameni, Rudiger, Mendy; Camavinga, Kroos, Valverde; Bellingham; Rodrygo, Vinicius.

Man City: Ortega Moreno, Akanji, Stones, Dias (C), Gvardiol, Rodrigo, Kovacic, Bernardo, Foden, Grealish, Haaland

Përballja zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe do të nis në ora 21:00.

Share This