Pse Real Madridi i kërkoi UEFA-s që ndeshja me Manchester Cityn të zhvillohet me çati të mbyllur?
Real Madridi ka bërë një kërkesë te UEFA për t’u lejuar që ndeshja me Manchester Cityn të zhvillohet me çati të mbyllur në Santiago Bernabeu, por pse Mbretërit kanë një kërkesë të tillë?
Sot fillojnë çerekfinalet e Ligës së Kampionëve dhe njëra nga ndeshjet kryesore të natës së sotme është ajo mes Real Madridit e Manchester Cityt, skuadra këto që u përballen edhe në dy sezonet paraprake në fazën e eliminimit direkt.
Emocionet e Ligës së Kampionëve kthehen sot, ku fillojnë ndeshjet çerekfinale. Dy përballja shumë interesante po në të njëjtën ditë, ku Arsenali e pret Bayern Munich, ndërsa Manchester City udhëton te Real Madridi.Natyrisht, vëmendja krye…
Skuadra e Pep Guardiolës barazoi 1:1 në Bernabeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale të sezonit të kaluar dhe humbi 3:1 në Madrid në ndeshjen e dytë gjysmëfinale 12 muaj më parë. Por pasi humbi 5:1 në total në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar, Madridi tani po përpiqet të përfitojë plotësisht nga çatia e mbyllur që iu shtua stadiumit gjatë një rinovimi që ngriti kapacitetin në 85,000 ulëse.
Burimet e Cityt kanë konfirmuar se Madridi e ka bërë kërkesën në UEFA dhe vendimi nëse do të luajë me çati të mbyllur apo të hapur do të merret në një takim teknik rutinë para ndeshjes të martën.
Vendimi përfundimtar do të merret nga UEFA së bashku me gjyqtarin e ndeshjes Francois Letexier, me dispozitën që loja duhet të përfundojë në të njëjtat kushte si filloi, përveç nëse moti i keq detyron çatinë të hapet ose të mbyllet.
Real Madrid luajti me çatinë të mbyllur në ndeshjen vendase në raundin e 1/8 kundër RB Leipzig dhe ka luajtur rregullisht ndeshjet në shtëpi me çatinë e mbyllur në La Liga këtë sezon, raporton nacionale.
Kjo vjen për shkakun kryesisht që atmosfera të jetë më e madhe në stadium, apo të paktën kjo është arsyeja që Real Madridi e ka përdorur në kërkesat e saj në La Liga dhe Ligë të Kampionëve.