“United më ka lënë pa gjumë”, Casemiro: E vështirë të luash dhe të mos mendosh për tituj!
Casemiro vendosi të eksperimentonte një aventurë të re kur në verën e vitit 2022 u largua nga Real Madrid për në Premier League te Manchester United.
Braziliani, la spanjollët mes lavdisë duke fituar plot pesë herë Champions league.
Por, te United realiteti ishte tjetër dhe për herë të parë, 32-vjeçari flet për situatën te anglezët. Casemiro, e pranon se e ka të vështirë të luajë dhe të mos mendojë për të fituar trofe ndërsa shtoi se ka kaluar netë pa gjumë prej rezultateve të skuadrës.
“Ndonjëherë as nuk më zë gjumi, më shumë se 20 pikë larg vendit të parë dhe mendoj se çfarë duhet të bëj ndryshe Këtu nuk e ke mundësinë për të menduar për tituj apo për Champions League, duhet menduar vetëm ndeshja e radhës. Është pak e vështirë dhe është pjesa që mua më bezdis më shumë, të mos kem mundësinë të mendoj për të fituar tituj”, u shpreh Casemiro.