Enrique para duelit me Barçën: Jam i bindur se mund t’i eliminojmë
Në faqen zyrtare të PSG-së, trajneri Luis Enrique shpjegoi motivimet shumë të larta që do ta shtyjnë në ndeshjen kundër Barcelonës, klubit nga i cili filloi karriera e tij si trajner:
“Të luash kundër Barcelonës për mua është e vështirë nga pikëpamja emocionale, por në të njëjtën kohë është frymëzues. Dua të bëj një punë të mirë. Dua që ekipi im të fitojë ndeshjen. Dua t’u tregoj atyre dhe vetes që si profesionist jam në nivelin më të lartë”.
“Dhe kjo do të thotë të mposhtim Barçën. Për t’i lënduar ata do të duhet të japim versionin më të mirë të vetes. Barcelona është një klub i nivelit shumë të lartë. Është një ekip i mirë. Do të jetë shumë e vështirë, por mendoj se edhe ne jemi në një nivel shumë të lartë. Jemi në një periudhë të mirë dhe jam i bindur se mund t’i eliminojmë”.