Drita mposht Llapin, fiton Ballkani, s’ka fitues në Drenas
ka fituar kryederbin e xhiros si mysafir i Llapit, derisa Ballkani ka kryer detyrën ndaj Lirisë së Prizrenit dhe Prishtina u ndal në një barazim te Feronikeli ’74.
E tërë vëmendja padyshim ishte në “Zahir Pajaziti”, mes dy kandidatëve për titull – ku Drita i arkëtoi pikët e plota me rezultat minimal 0:1.
Si Llapi ashtu edhe Drita kishin raste të shumta por që iu mungoi konkretizimi i tyre.
Dallimin e bëri mesfushori Blendi Baftiu, që pas një asistimi të bukur së Mesas i dha epërsinë Dritës (42’).
Llapi tentoi ta barazonte rezultatin, me talentin Elvir Gashijani që kishte dy raste të mira por dështoi t’i finalizonte.
Kësisoj, Drita mban pozitën e tretë në tabelë me 54 pikë aq sa ka edhe Llapi në vendin e dytë, derisa Ballkani tani rimerr kreun.
Ballkani i ka arkëtuar pikët e plota ndaj Lirisë së Prizrenit, me një fitore komode 2:0.
Edhe pse në pjesën e parë, vendasit bën paraqitje të zbehët – u këndellen në 45-minutëshin e dytë për t’i arkëtuar pikët e plota.
Nazmi Gripshi me një goditje të bukur i dha epërsinë Ballkanit (71’), ndërsa fitoren e vulosi krejt në fund kapiteni Edvin Kuc (90+2’).
Prishtina ndërkohë ka dëshpëruar në udhëtim te Feronikeli ’74.
Edhe pse ishte skuadër më e mirë, ‘Bardhëkaltërit’ sërish kanë vuajtur për t’i finalizuar goditjet andaj edhe s’i arkëtuan pikët e plota.
Prishtina renditet në pozitën e gjashtë me 40 pikë ndërsa Feronikeli në vendin e tetë me 30 sosh.