Organizohet në Korçë për të tretin vit radhazi, një garë hipizmi me pengesa

Organizohet në Korçë për të tretin vit radhazi, një garë hipizmi me pengesa

Është zhvilluar në Korçë një garë hipizmi me pengesa me përmasa olimpike.

Garë e cila ka sjellë në qytetin juglindor kalëruesit më të mirë të vendit, të cilët kanë garuar në kategorinë e të rinjve dhe të rriturve. në këtë garë kombëtare merrnin pjesë më shumë se 30 kalorës të moshave të ndryshme.

Për të tretin vit me radhë në “Shtëpinë e Kuajve” në Turan të Korçës është organizuar një garë kombëtare me pengesa për kuaj. Nga viti në vit është shtuar interesi i garuesve që marrin pjesë në këtë kompeticion.

Por nga ana tjetër ngritja e qendrës së hipizmit në Korçë, ka shërber jo vetëm për zhvillimin e këtij sporti por edhe për zhvillimin e turizmit.

Në garat e këtij viti kanë marrë pjesë më shumë se 30 kalorës të moshave të ndryshme nga Korça dhe Tirana.

Share This