Napoli heq dorë nga Broja, synon ti besojë sulmin Santiago Gimenezit
Santiago Gimenez mund të bëhet pasardhësi i Osimhen te Napoli.
Kjo nuk do të thotë se marrëveshja është bërë apo se do të bëhet.
Meksikani me pasaportë italiane, 21 gola këtë sezon, është në shënjestër të gjysmës së Evropës pas bumit të këtij sezoni.
Duhen të paktën 45 milionë euro për ta rrëmbyer nga Feyenoord, para që pritet të vijnë nga shitja e Osimhen.
Osimhen e sheh veten në një udhëkryq: PSG ose Chelsea.
Me parisienët më të avantazhuar: sepse londinezët do të donin të përfshinin në operacion sulmuesin shqiptar Armando Broja, tani i huazuar te Fulham.
Por, duket se Napoli nuk dëshiron që sulmuesi shqiptar të përfshihet në tratativë, pasi synon që ti besojë sulmin Gimenezit.