Van Dijk përjashton Ronaldon: Messi dhe Haaland sulmuesit më të fortë
Mbrojtësi i Liverpulit, Virgil Van Dijk, foli në podcastin ‘The Rest is Football’ se cilët ishin sulmuesit më të vështirë për t’u markuar në karrierën e tij.
Një listë nga e cila përjashtohet Cristiano Ronaldo pavarësisht se gjatë kohës së tij te Reali i Madridit, portugezi fitoi një Champions League kundër Liverpulit të holandezit.
Emri i parë i përmendur është ai i Lionel Messit. Më pas kalojmë te Erling Haaland, një qendërsulmues i cili “nëse i lë një centimeter, do të të ndëshkojë”.
Emri tjetër është ai i Sergio Agueros, ndërsa i fundit, disi çuditërisht duke pasur parasysh kalibrin e lojtarëve të përmendur më parë, është Olivier Giroud.
Van Dijk flet kështu për sulmuesin e Milanit:
“Mendoj mbi të gjitha kur ai luajti me Hazard… Gjithmonë mendoja se nuk do të shënonte, por në fund ia doli”.