Bayerni i Mynihut, Tuchel rrezikon shkarkimin
Humbja kundër Heidenheim ka trazuar ujërat në kampin e Bayernit të Mynihut dhe ka mërzitur drejtuesit e klubit bavarez, të cilët mund t’i japin fund aventurës së trajnerit Thomas Tuchel para kohe (kujtojmë që tekniku do të largohet në fund të sezonit nga gjigantët gjermanë).
Këtë e kanë konfirmuar vetë drejtuesit bavarez pak ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Arsenalit, kur i njëjti trajner gjerman do të jetë ende në pankinë.
“Por nuk mund të garantoj se sezoni do të përfundojë nën drejtimin e Tuchel. Ndonjëherë nuk është faji i trajnerit”, janë fjalët e drejtorit teknik Max Eberl.