Mancini ndëshkon Lazion, Roma feston në derbi

Mancini ndëshkon Lazion, Roma feston në derbi

Futbollistët e Romës realizuan një tjetër fitore të madhe në Serinë A, pasi si mikpritës festuan me rezultat minimal 1:0, në derbin e “përjetshëm” me Lazion, në xhiron e 31-të të Serisë A italiane.

Një ndeshje që nuk prodhoi shumë emocione në fushë, por në duele të tilla pikët e fituara janë më të rëndësishmet.

Lazio ishte i pari që kërcënoi me anë të Immobiles, gjuajtja e të cilit përfundoi në afërsi të shtyllës së majtë të portës së “Ujqve”. Më pas pasoi një periudhë loje e qetë dhe kur u duk se rezultati do të mbetej i pandryshuar pas pjesës së parë, një detaj ndryshoi gjithçka. Dybala realizoi një këndore të shkëlqyeshme dhe më i larti në kërcim ishte Gianluca Mancini, i cili me gjuajtje me kokë e mposhti të pafuqishmin Mandas.

Roma përgjithësisht la përshtypje më të mirë në pjesën e dytë. Bëri lojë më sulmuese dhe krijoi më shumë raste, ku rasti më i mirë u shpërdorua nga El Shaarawy, i cili goditi shtyllën. Më pas Lazio shënoi një gol i cili u anulua pasi Kamada ishte në pozicion jashtë loje.

Roma tani është e pesta në Serie A me 55 pikë, derisa Lazio mbetet larg zonës që dërgon në kupat evropiane, duke u renditur në pozitën e shtatë me 46 pikë.

Share This