Efekti i afrimit të Mbappe-s te Reali, rritet mundësia për largimin e sulmuesit
Brahim Díaz, lojtari i Real Madridit, mund të jetë një nga lojtarët që do largohet si pasojë e afrimit të Kylian Mbappe në skuadër.
Edhe pse andaluziani ka fituar pikë në sulmin bardhezi, aktivizimi i tij është nxitur kryesisht nga mungesat e lojtarëve si Bellingham, Vinicius apo Rodrygo, më shumë sesa vendim i trajnerit Carlo Ancelotti.
Situata e Brahim Diazit nuk ka kaluar pa u vënë re nga disa skuadra evropiane, të cilat kanë shfaqur interes për lojtarin. Sipas asaj që shkruajnë mediat, Real Madridi i ka vendosur një çmim kartonit të futbollistit. Kushdo që dëshiron të blejë Diaz, duhet të derdhë në arkat e madrilenëve plot 60 milionë euro.
Me ardhjen e mundshme të Mbappe dhe interesimin e klubeve të tjera për Brahim Díaz, e ardhmja e yllit të Marokut bëhet e pasigurt.
Vazhdimësia e tij në skuadër do të varet nga disa faktorë, përfshirë konfigurimin përfundimtar të skuadrës dhe vendimet e drejtuesve të klubit në lidhje me ofertat e marra.