Leverkuseni një hap larg titullit, Bayerni pëson humbjen e turpshme
Bayer Leverkusen “marshon” drejt titullit, bie Bayern Munich, reagon Leipzigu.
Skuadra e Xabi Alonsos fitoi 0-1 në kryeqytet përballë Unionit të Berlinit. “Aspirinat” numërojnë 76 pikë, 16 më shumë se Bayerni ndjekës.
Dhe sfida e javës së ardhshme kundër Werder Bremenit në “Bay Arena”, mund të sjellë titullin e parë në histori.
Florian Wirtz realizoi me penallti golin e fitores në shtesat e së parës (45+8’).
Triumf historik për Heidenheimin, teksa Bayerni regjistroi humbjen e gjashtë sezonale në kampionatin gjerman.
Fitore me “poker” arritën Leipzigu dhe Mainzi. Tri pikë të arta edhe për Kolnin.