Gjermania në ankth për “Mbretin”, ka probleme shëndetësore serioze
Situata ka qenë kritike prej vitesh. Franz Beckenbauer nuk është mirë, ai ka probleme të ndryshme shëndetësore. Lothar Matthäus foli për shëndetin e legjendës për transmetuesin gjerman Rtl:
“Ne dëshirojmë që ai të kthehet Beckenbaueri i vjetër, plot energji. Ne i urojmë të ketë shëndetin më të mirë të mundshëm. Shpresojmë që të bëhet më mirë, ai vetë ka thënë se shëndeti është gjëja më e rëndësishme në botë. Për momentin nuk e ka. Nuk është shumë mirë. Le të shpresojmë që rruga të shkojë në drejtim të kundërt”.
Javët e fundit Beckenbauer, trajneri i kombëtares gjermane që fitoi Kupën e Botës në Itali në vitin 1990, nuk mori pjesë në një takim për arsye shëndetësore. “Kaiseri”, i cili do të mbushë 78 vjeç më 11 shtator, u desh të dorëzohej për shkak të problemeve shëndetësore.
Në fund të fundit, Beckenbauer prej vitesh nuk është mirë: në 2016 dhe 2017 ai bëri dy operacione në zemër:
“Kam disa probleme shëndetësore për disa kohë dhe kjo dihet – tha në atë kohë -. Kohët e fundit shkova në një klinikë të specializuar sepse më kishin diagnostikuar një problem të qarkullimit të gjakut në sy. Kam pasur një infarkt okular. Nga syri im i djathtë shoh pak ose aspak. Kështu që mos u zemëroni nëse nuk ju shoh,” – do të deklaronte në atë kohë. Tani alarmi është ngritur nga Lotthar Matthäus.