Ramos-Sevilla drejt “divorcit”, ja ku pritet të jetë e ardhmja e mbrojtësit

Ramos-Sevilla drejt “divorcit”, ja ku pritet të jetë e ardhmja e mbrojtësit

Sergio Ramos është i destinuar t’i japë fund aventurës së tij të dytë te Sevilla.

Kontrata e tij skadon në qershor dhe qëndrimi i mbrojtësit në Andaluzi pas kësaj vere nuk ka gjasa të ndodhë.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle Ramos do të kërkojë rritje page që të qëndrojë, kërkesë të cilën Sevilla nuk ka në plan t’ja plotësojë.

Kështu me shumë mundësi e ardhmja e ish-mbrojtësit të Real Madrid pritet të jetë në MLS apo në Superligën turke.

Share This