Filadelfia theu rregullat për raportimet e të lënduarve, NBA e gjobit me 100.000 dollarë
NBA ka bërë me dije se ka gjobitur me 100.000 mijë dollarë ekipin e Filadelfia 76ers pasi ka thyer rregullat e ligës duke mos raportuar me saktësi gjendjen shëndetësore të basketbollistëve të saj.
Konkretisht NBA ka marrë këtë masë pasi organizata nga Pensilvania më 2 prill, në vigjilje të ndeshjes me Oklahoma Siti Thunder, kishte deklaruar si të dëmtuar Xhoel Embit. Por në fillimin e takimit afrikani u aktivizua rregullisht.
Kjo nuk është hera e parë që Filadelfia kryen këtë shkelje. Për të njëjtin gabim ata janë gjobitur edhe më parë: më 1 shkurt të këtij viti (25,000 $); më 7 maj të 2022 (50,000 $) dhe më 11 janar të 2021 (25,000 $).