Pas Napolit dhe Real Madridit, edhe gjiganti italian e do Zhegrovën
Edon Zhegrova po kalon një moment fantastik, momentin e tij më të mirë në karrierë, teksa me fanellën e Lille po dhuron spektakël.
Sulmuesi “dardan”, ka realizuar 11 gola dhe ka dhuruar 9 asiste, shifra këto që po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.
Jo vetëm në Francë dhe Spanjë, Zhegrova ka tashmë admirues edhe në Serie A.
Sipas mediave italiane, emri i tij ka përfunduar në listën e dy klubeve, Juventus dhe Napoli. Zhegrova po sponsorizohet fuqishëm nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Qendërmbrojtësi prej kohësh është kthyer në një nga elementët më të rëndësishëm të Napolit, një arsye tjetër e fortë që De Laurentiis beson te Zhegrova, një lojtar i ri me shumë potencial, ashtu si Rrahmani.
Zhegrova ka një kontratë me Lille deri në qershor 2026, ndërsa vlera e tij e kartonit, gjithnjë sipas mediave shkon në 15 milionë euro. Jo vetëm Napoli, interes për Zhegorvën ka shfaqur edhe Juventues, me “Zonjën e Vjetër” që këtë periudhë po interesohet fuqishëm për talente të rinj, ku më herët janë lakuar edhe emrat e Mario Mitajt dhe Cristian Shpendit.