Plot 110 milionë euro në tavolinë, Real Madrid refuzon ofertën për Camavinga

Plot 110 milionë euro në tavolinë, Real Madrid refuzon ofertën për Camavinga

Mesfushori francez, Eduardo Camavinga ka ngjallur interesin e një numri të skuadrave të nivelit të lartë.

Në fakt, ka një klub që është treguar i gatshëm të paguajë 110 milionë euro për të fituar shërbimet e 21-vjeçarit.

Camavinga është një nga lojtarët e së ardhmes te Real Madrid, me drejtuesit e klubit të cilët e konsiderojnë atë të paprekshëm. Performanca e tij fantastike në fushë dhe pozicionet e ndryshme që ai mund të luaj, kanë bërë klubet e mëdha të shfaqin një interes të jashtëzakonshëm.

Sipas “Defensa Central”, Arsenal ka qenë klubi i parë që ka shfaqur një interes konkret, ku madje pretendohet se “Topçinjtë” kanë bërë dhe një ofertë në drejtim të Real Madrid për shërbimet e francezit.

Plot 110 milionë euro kanë qenë në tavolinën e Real Madrid, por që drejtuesit e “Los Blancos” thuhet ta kenë refuzuar pasi Camavinga cilësohet si një i paprekshëm dhe pikë kyçe në skuadër.

Share This