De Rossi në prag të një përjetimi të ri

De Rossi në prag të një përjetimi të ri

Pasi ka përjetuar shumë derbi si lojtar i Romës, Daniele De Rossi po përgatitet që ta përjetojë për herë të parë një përballje të tillë si trajner i “verdhekuqve”.

Duke folur për mediet në prag të ndeshjes ndaj Lazios, që zhvillohet këtë të shtunë në orën 18:00, kreu i bankinës së Romës u shpreh se ndryshon përjetimi kur je lojtar dhe trajner, por shtoi se ndjehet i qetë dhe se skuadra e tij po punon mirë.

“Sinqerisht ndryshon. Djemtë janë mirë, punojnë mirë dhe janë të qetë. Po e ngarkojmë veten në pikën e duhur, pa e ekzagjeruar. Kemi një të kaluar jo shumë pozitive në derbit e fundit, ka dëshirë për hakmarrje, por pa shkuar më tej. Duhet të jemi të qartë dhe të qetë”, u shpreh De Rossi përpara ndeshjes ndaj Lazios.

Share This