Çmenden ‘Djajtë e Kuq’, 120 milionë euro për Rodrygon
Rodrygo është një nga lojtarët e Realit të Madridit që mund të ndryshojë skuadër gjatë verës, sepse është një nga ata që merr më shumë oferta mes anëtarëve të skuadrës së madrilene. Mbappe dhe Endrick rrisin konkurrencën në një sulm ku do të jenë edhe Vinicius, Bellingham, Brahim Diaz dhe Arda Guler.
Sipas Fichajes.net, brazilianin e kanë synuar Manchester City, PSG, Arsenal dhe Liverpool, por mbi të gjitha Manchester United, që duan ta bëjnë titullar të sulmit të “djajve të kuq”: 120 milionë euro janë gati për të bindur brazilianin dhe klubin merengues.
Anglezët janë në kërkim të një lideri, një lojtari që bën diferencën dhe gjithashtu mund të rrisin ofertën e tyre deri në 150 milionë euro, ndërkohë që lojtarit i është përgatitur një kontratë më e lartë në krahasim me 12.5 milionë bruto që merr në Madrid.
Rodrygo do të donte një vend të garantuar titullari, të cilin nuk do ta kishte në Spanjë, dhe do të donte të luante në pozicionin e tij të preferuar, në të majtë, gjë që është e pamundur duke pasur parasysh praninë e Vinicius.
Pavarësisht gjithë kësaj, dëshira e brazilianit mbetet e njëjtë: ai dëshiron të ketë sukses te Reali i Madridit sepse ka kontratë deri në vitin 2028 dhe është i lumtur aty ku ndodhet aktualisht.