Premier Liga në kaos, klubet e pasura duan “taksë luksi” jo penalizim pikësh

Premier Liga në kaos, klubet e pasura duan “taksë luksi” jo penalizim pikësh

Klubet më të pasura të Premier Ligës janë në një “luftë” të hapur me shefin e ekzekutivit të këtij kompeticioni sa i përket llojit të dënimit për skuadrat, të cilat nuk kanë respektuar limitet e humbjeve financiare.

Kështu skuadra si Manchester City apo Newcastle preferojnë që Premier Liga të ketë një “taksë luksi” ashtu si në NBA ku secila skuadër, e cila tejkalon tavanin e pagave detyrohet të paguajë një shifër në formë penalizimi.

Këtë sezon Notingam Forest dhe Everton kanë respektivisht katër dhe gjashtë pikë më pak në klasifikim pasi janë penalizuar si pasojë e humbjeve financiare përtej limit të lejuar në 3 vitet e fundit.

Të dy klubet janë ankuar pranë Premier Ligës pasi humbje përtej limitit kanë regjistruar edhe klubet e mëdha si City apo Chelsea, por ende nuk u janë ulur pikët në klasifikim. Kjo situatë duket se ka shtyrë skuadrat më të pasura që të kërkojnë “taksë luksi” në vend të reduktimit të pikëve.

Kundër kësaj ideje po qëndron fort shefi i ekzekutivit i Premier Ligës, Richard Masters.

Share This