Balotelli bën të diskutohet edhe kur feston, në Turqi habiten me italianin
Mario Balotelli po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi me fanellën e Adana Demirspor teksa sulmuesi italian gjeti rrugën e rrjetës ndaj Fenerbahces në humbjen e ekipit të tij me rezultatin 4-2.
Ky ishte goli i katërt për “SuperMarion” në gjashtë ndeshjet e fundit dhe i shtati në total për këtë kampionat.
Festimi i golit nga Balotelli në ndeshjen ndaj Fenerbahce ndezi jo pak diskutime në Turqi.
Me të shënuar golin 33-vjeçari, u ul i vetëm diku në një cep të fushës duke shikuar nga tifozët. Këta të fundit nisën ta vërshëllenin dhe në atë moment Balotelli vendosi duart në kokë, por sërish pa shfaqur asnjë emocion apo reagim të veçantë.
Një mënyrë e veçantë e të festuarit nga Balotelli që gjithnjë e gjen mënyrën për të marrë vëmendje.