Mbappe largon Vinicius nga Real Madrid? Tre klube gati të bëjnë çmenduri për brazilianin

Mbappe largon Vinicius nga Real Madrid? Tre klube gati të bëjnë çmenduri për brazilianin

Kylian Mbappe duket i destinuar që në verën e ardhshme të bashkohet me Realin e Madridit.

Francezi, është tashmë i lirë për t’u larguar me kosto zero nga Paris Saint-Germain dhe më në fund mund të realizoj ëndrrën për të veshur fanellën e “Los Blancos”.

Por, transferimi i Mbappe në kryeqytetin spanjoll mund t’i japë fund aventurës së Vinicius Junior me madrilenët.

Braziliani, luan në pozicionin e Mbappe, por përveç aspektit taktik, me afrimin e Mbappe, humbet edhe qendrën e vëmendjes. Ndaj, Vinicius do të marrë parasysh ofertat në verë, oferta të cilat nuk i mungojnë.

Tre janë klubet që janë të gatshme të bëjnë çmenduri për sulmuesin brazilian. Liverpool, Chelsea dhe PSG ofrojnë deri në 200 milionë për shërbimet e Vinicius teksa i ofrojnë 23-vjeçarit edhe statusin e yllit të skuadrës.

Një tjetër shtysë për t’u larguar nga Madridi, Vinicius e ka edhe për çështjen e racizmit që e ka vuajtur së tepërmi në Spanjë. Deri më sot janë plot 18 denoncime nga ana e Vinicius për racizëm, por që në asnjë rast nuk ka të dënuar. Ndaj, braziliani mund të kërkoj vlerësim në një tjetër vend që nuk është Madridi.

Share This