“Shumë gabime, sidomos në ajër”, Napoli e vendos në shitje Amir Rrahmanin
Napoli është duke konsideruar që në verë ta shesë kapitenin e Kosovës Amir Rrahmani.
Sipas asaj që raporton “spazionapoli”, skuadra italiane është e pakënaqur me paraqitjet e kosovarit këtë sezon, i cili ka dëshpëruar që kur Kim-min Jae u largua, për t’iu bashkuar Bayern Munichut.
Sipas raportit, Rrahmani ka dështuar ta dëshmojë që është lider, duke bërë gabime të shumta në ndeshjet e Serie A-së, sidomos në rastet kur topi ishte në ajër.
Problem tjetër thuhet se është edhe lëndimet, me Rrahmanin që pësoi një lëndim në kofshë dhe ndikoi që të mungojë për gjashtë lojë, gjë që kishte ndikim edhe te karriera e Rudi Garcias.
Napoli po synon ta marrë Ardian Ismajlin e Empolit, por mesa duket ajo dëshira jonë për të parë dyshen shqiptare në mbrojtje vështirë që të realizohet.
Për Rrahmanin interesim në të kaluarën ka treguar Manchester Unitedi, mirëpo nuk dihet nëse klubi anglez e ka në listë më yllin e Kosovës.
Përndryshe, Rrahmani kishte kushtuar 14 milionë euro në vitin 2020 dhe tani nëse shitet në verë, pritet që Napoli të merr mbi 25 milionë euro, raporton nacionale.
Ende nuk dihet nëse Rrahmani do ta pranonte largimin, shkaku që ka kontratë deri më 2027.