Kjo do të jetë e ardhmja e Felix-it
Joao Felix ia ka bërë të qartë Barcelonës se nuk dëshiron që të kthehet te Atletico Madridi, kur t’i përfundon huazimi në qershor.
Felix, mes tjerash potencoi se do të ishte i lumtur që të qëndrojë në Barcelonë dhe të luajë në “Camp Nou”.
“Do të isha i lumtur që të qëndroja dhe të vazhdojë te Barcelona, pasi edhe familja ime dëshiron të jetë këtu, por nuk varet nga unë”, u shpreh Felix.
“Do të shohim se çka do të ndodhë, do të doja të luajë në “Camp Nou”. Do të shohim se çka do të nevojitet për të ndodhur”.
“Do të doja gjithashtu që Xavi të ndryshonte mendje dhe të vazhdonte këtu si menaxher, ai është trajner i mirë me super ide”, tregoi sulmuesi portugez.
Felixi gjatë këtij sezoni me Barcelonën ka zhvilluar 35 paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar nëntë gola dhe duke asistuar gjashtë të tjerë.