Visar Kastratit i besohet derbi, Llapi – Drita
Federata e Futbollit e Kosovës përmes shortit sot ka caktuar gjyqtarët për javën e 28-të në Albi Mall Superligë.
Padyshim gjithë vëmendja do të jetë në Podujevë ku ndeshën dy rivalët për titull Llapi e Drita. Pikët nga kjo sfidë për cilëndo skuadër do të thotë shumë në luftë për titull, shkruan Ballkani.info.
Drejtësia në këtë ndeshje i është besuar gjyqtarit Visar Kastrati.
Ndeshje joshëse do të jetë edhe ajo ndërmjet Gjilanit e Fushë Kosovës, dy skuadra këto që po luftojnë për mbijetesë. “Bilbili” kryesor në këtë sfidë i është besuar gjyqtarit Erdall Zasella.
Më poshtë gjeni komplet delegimin e gjyqtarëve për javën e 28-të.