Ten Hag: Ju lutem mos më shkarkoni!

Ten Hag: Ju lutem mos më shkarkoni!

Sot në mbrëmje luhet ndeshja mes Chelseas dhe Manchester Unitedit.

Dy skuadra, të ngjashme pasi kanë bërë investime të mëdha, por nuk arrijnë që të kenë sukses në fushë.

Mediat britanike kanë bërë me dije se në kampin e “Djajve të kuq”, Ser Jim Ratklif duke nisur nga viti që vjen do të bëjë një revolucion të mirëfilltë.

Ndryshimet kanë nisur që në këto muaj me emërimet e reja në stafin drejtues ndërsa në verë pritet që të ndryshojë edhe bankina.

Trajneri aktual i Unitedit në takimin me bosin e “INEOS” ka kërkuan më shumë kohë për procesin e rritjes së ekipit. Të njëjtën gjë bëri edhe dje në konferencën për shtyp.

“Mendoj se duhet të ndjekim procesin e rritjes. Kemi lojtarë të rinj, të cilët po rriten dita ditës. Jemi në rrugën e duhur dhe tani kemi nevojë që të bëjmë hapin e radhës. Shpresoj shumë të mos na ndërpresin progresin që po bëjmë në mes”, tha Ten Hag në vigjilje të ndeshjes me Chelsean.

Pas 29 takimesh United ndodhet në vendin e 6-të me 48 pikë ndërsa Chelsea në 28 ndeshje ka grumbulluar tetë pikë më pak për tu renditur e 12-ta.

Share This