Phil Foden “show”, City shkund Aston Villën
Manchester City nuk u përmbajt përballë Aston Villës, duke fituar 4-1.
Phil Foden, autor i tre golave, ishte heroi i kampionëve në fuqi.
Rodri zhbllokoi takimin në minutën e 11’, por djemtë e Unai Emery barazuan pas 9 minutave. Me anë të kolumbianit Jhon Duran.
Më pas Foden “show”. 23-vjeçari mposhti tri herë suedezin Olsen, duke u ngjitur në kuotën e 14 realizimeve gjatë këtij sezoni në kampionat.
Përfundimisht 4-1 për Manchester Cityn, që për momentin ndan vendin e dytë me Liverpoolin (-1 ndeshje), duke qenë një pikë larg Arsenalit kryesues.