Manaj shënon përsëri, gol me vlerën e tri pikëve

Manaj shënon përsëri, gol me vlerën e tri pikëve

Rei Manaj gjen përsëri rrugën e rrjetës me skuadrën e tij, Sivasspor në kampionatin turk.

Pas dy ndeshjeve miqësore me kuqezinjtë, sulmuesi shqiptar është rikthyer përsëri në aksion në Superligën turke duke i dhënë tri pikët skuadrës së tij në përballjen me Fatih Karagümrük në javën e 31-të të kampionatit.

Goli mbërriti në minutën e 89-të pas një sulmi nga e majta, me sulmuesin kuqezi që kontrolloi topin brenda zonës kundërshtare dhe me të majtën e dërgoi në rrjetë duke i dhuruar tri pikë të arta skuadrës së tij.

Ishte ky goli numër 16 në këtë sezon në kampionatin turke.

Sivasspor, që i dha fund thatësirës së saj 3-javore pa fitore, u ngjit në kuotën e 41 pikëve pas 31 ndeshjesh, ndërsa Fatih Karagümrük, që nuk ka fituar prej 6 ndeshje, mbetet në 30 pikë.

Share This