Drejt Çmimit të Madh të Holandës
Pas 3 fundjavave të plota pa garë, Formula 1 rikthehet me gjysmën e dytë të sezonit, që nis me Çmimin e Madh të Holandës.
Dhe, teksa skuadrat i drejtohen pistës së Zandvo’ortit për vizitën e fundjavës, pyetja që ngrihet e para është ajo nëse do të vazhdojë mbizotërimi i “Red Bull”-it.
Edhe pse u bënë disa javë pa garë, nuk mund të harrohet lehtë fakti se skuadra austriake i ka fituar të gjitha garat e këtij sezoni, teksa, që nga Çmimi i Madh i Majemit, Maks Verstapeni ka fituar 8 gara radhazi dhe, për më tepër, nuk është vënë asnjëherë në rrezik nga rivalët.
Për më tepër, Zandvoorti është një garë ku Verstapeni ka edhe mbështetjen më të madhe nga tifozët e tij vendas. Tanimë beteja është përqendruar tek skuadra që merr vendin e dytë dhe grupi i rivaleve është zgjeruar, pasi “McLaren”-i ka bërë një hap të madh përpara, duke iu bashkuar “Mercedes”-it, “Aston Martin”-it dhe “Ferrari”-t në betejën për dy shkallët e ulëta të podiumit. Megjithatë, përtej shkëlqimeve me hope, duket se skuadra që do të vazhdojë ta sfidojë “Red Bull”-in është “Mercedes”-i, teksa të tjerët duhet të tregojnë qëndrueshmëri në paraqitje dhe në rezultate në mënyrë që të sfidojnë për vendet e para në garën e konstruktorëve.
Sikundër i gjithë ky sezon edhe 10 garat e mbetura do të vijnë për sportdashësit drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur që këtë fundjavë, me provat e lira dhe garën e Çmimin e Madh të Holandës.