Interi vrapon drejt titullit, zikaltërit synojnë të thyejnë 5 rekorde
Në kampin e Interit ka nisur numërimi mbrapsht për titullin kampion.
Skuadrës së trajnerit Simone Inzaghi i nevojiten 11 pikë për t’u bërë matematikisht kampione e Italisë për herë të parë pas sezonit 2020-21 dhe fitorja mund të arrijë në mënyrë sensacionale në derbin e 22 prillit kundër Milanit.
Përveç yllit të dytë, sipas “Tuttosport” në finalen e këtij sezoni skuadra zikaltër po garon për të arritur 5 objektiva.
Në vend të parë është rekordi prej 102 pikësh i Juventusit të Contes. Për ta arritur atë do t’ju duhen 8 fitore nga 8 ndeshjet e mbetura, ende të mundshme, por shumë të vështira.
97 pikët e Mancinit në sezonin 2006/07, një rekord në historinë e Interit, është më i realizueshëm.
Pastaj është sulmi për rekordin për diferencën më të mirë të golave (+73, Interi aktualisht është në +57), më shumë fitore jashtë (rekordi është 16, Inter aktualisht 12), më pak gola të pësuar (20, Interi është në 14 ) dhe më shumë ndeshje pa pësuar gol (Audero dhe Sommer në 18, rekordi është 21).