Luis Enrique ka fjetur në qendrën sportive të PSG-së për tre muaj
Rutina e Luis Enrique është shumë e çuditshme, por është një rutinë prej punëtori.
Trajneri i Paris Saint-Germain ka qenë gjithmonë i fiksuar pas punës, ai është një perfeksionist, prandaj pjesën më të madhe të ditës e kalon në punë. Dhe ndonjëherë edhe natën.
Ashtu si në tre muajt e parë në Francë, nga korriku i kaluar e në vazhdim, kur ish-trajneri i Barcelonës jetoi në Poissy, brenda qendrës sportive të PSG-së, së bashku me të gjithë stafin e tij.
Arsyeja? Po fillonte një aventurë të re, në një qytet të ri, në një klub të ri dhe me një gjuhë tjetër, ndaj trajneri spanjoll vendosi të mbyllej në shtëpinë e tij të re për të mësuar dhe përshtatur sa më shpejt me habitatin e tij të ri. Për të thithur gjithçka. Ai dhe stafi i tij duhej të planifikonin sezonin, të përshtatnin metodat e punës me strukturat e reja dhe të njihnin të gjithë njerëzit që punojnë për ekipin.
Në kryeqytetin francez Luis Enrique tashmë është akomoduar në një shtëpi që ndodhet 10 kilometra larg nga qendra teknike e klubit dhe gjysmë ore nga stadium Parc des Princes.