Do të ishte goditja e vitit, legjenda franceze: Mbappe ndoshta e refuzon Real Madridin
Sulmuesi Kylian Mbappe mund ta refuzojë Real Madridin për të ndërtuar një bashkëpunim me Mo Salahun te Liverpooli, kështu shpreson të ndodh legjenda francez Robert Pires.
Ish fituesi i Topit të Artë ka treguar se e kishte refuzuar klubin madrilen për t’iu bashkuar Arsenalit, e nuk do të çuditet nëse në të njëjtën mënyrë vepron Mbappe.
Në një intervistë së fundmi për “AS”, Pires ka treguar dëshiron ta sheh Mbappen te Liverpooli, ku mund të ndërtonte një lidhje fantastike me Salahun.
“Më vjen keq Kylian, por nuk do të jesh lojtari i parë që i thotë jo Real Madridit. Nuk e di çfarë vendimi do të bëj, por e kam refuzuar Madridin sepse kisha dy opsione tjera”.
“Jam i sigurt se nëse nuk do ta kisha mundësinë për të shkuar te Arsenali ose Juventusi, do të shkoja te Real Madridi”.
“Do të më pëlqente ta shihja te Liverpooli. Është klub me strukturë të mirë, pa presion, me mbështetës që kanë kualitet. Dhe pastaj Mbappe do të krijonte një bashkëpunim me Salah, që do të ishte vërtetë shpërthyer. Mendoj se mund ta refuzon Real Madridin”.
Kjo s’është hera e parë që po flitet për një kalim të Mbappes në Angli. Liverpool, por edhe Chelsea dhe Arsenal ishin ndër destinacionet e mundshme për francezin në vitin e kaluar.
Mbappe e ka njoftuar PSG-në se do të largohet në verë, andaj ka hequr dorë edhe nga bonus prej 80 milionë eurove.
Raportohet se francezi është në negociata të avancuara me skuadrën madrilene, ku vetëm çështja e të drejtave të imazhit ka mbetur për t’u zgjidhur.