Liridon Leci në rolin e ‘karateistit’, e shqelmon lojtarin kundërshtar

Liridon Leci në rolin e ‘karateistit’, e shqelmon lojtarin kundërshtar

Trajnerin i Flamurtarit, njëkohësisht analistin Liridon Leci duket se e kanë lëshuar nervat në ndeshjen e fundit ndaj Ramiz Sadikut, pasi e ka shqelmuar lojtarin kundërshtar.

Sipas komunikatës zyrtare të Komisionit të Garave, Leci e ka goditur me shkelm lojtarin me numër 6 të ekipit mysafir sapo ka përfunduar pjesa e parë.

Kësisoj, Leci është ndëshkuar me karton të kuq dhe Komisioni i Garave ka hapur procedurë disiplinore.

“Ndaj: Kryetrajnerit të KF ”Flamurtari”, Liridon Leci nr ID-000640M85. Motivi: Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B Flamurtari – Ramiz Sadiku, në zhveshtoret e lojtarëve kryetrajneri i ekipit vendas L.Leci e ka goditur me shkelm lojtarin me nr 6 te ekipit mysafir, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Flamurtari – Ramiz Sadiku”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.

Përndryshe, loja përfundoi me rezultat 1:1, ndërsa Flamurtari i Lecit renditet në pozitën e tetë në tabelë me 19 pikë të tubuara.

Share This