S’ka fitues në derbi, mbyllet në barazim ndeshja mes West Ham dhe Tottenham

S’ka fitues në derbi, mbyllet në barazim ndeshja mes West Ham dhe Tottenham

West Ham dhe Tottenham e mbyllin në paqe 90-minutëshin e luajtur në Londër teksa sfida prodhoi një barazim 1-1.

Miqtë kaluan të parët në avantazh, madje që në minutën e pestë me anë të Brennan Johnson.

Megjithatë, “Çekanët” e morën veten shpejt dhe barazuan pas 14-minutash me anë të Zouma me mbrojtësin që shfrytëzoi një goditje me këndi dhe shënoi me kokë.

Në vijimin e ndeshjes, të dyja skuadrat tentuan ta fitonin takimin, por në fund nuk pati fitues pasi asnjë prej lojtarëve nuk i shfrytëzoi mundësitë e paraqitura.

Pas kësaj ndeshje, Tottenham mbetet me 57 pikë në vendin e pestë, ndërsa West Ham mban vendin e shtatë me 45 pikë.

Share This