Mediat shqiptare citojnë ato ruse dhe gozhdojnë Dakun, citojnë trajnerin dhe arsyetojnë Silvinhon që nuk e grumbulloi me Shqipërinë

Mediat shqiptare citojnë ato ruse dhe gozhdojnë Dakun, citojnë trajnerin dhe arsyetojnë Silvinhon që nuk e grumbulloi me Shqipërinë

Mirlind Daku arriti që të shënojë gol dhe të jap asist në fitoren 2-1 të Rubin Kazan kundër Ahkmat Grozny.

Për këdo që nuk e ka parë ndeshjen dhe nuk i ka ndjekur zhvillimet që vijnë nga Rusia, e mendojnë Dakun si lojtarin e ndeshjes. Megjithatë nuk ndodh gjithmonë kështu, sulmuesi është kritikuar nga trajneri i tij në përfundimin e takimit, shkruan portali shqiptar Sportekspres duke u thirrur ne mediat ruse.

“Unë i thashë Dakut që kjo marrëzi është e papranueshme, duhet t’i trajtojmë më me kujdes momentet që na krijohen në sulm, sepse janë raste të krijuara nga i gjithë ekipi dhe sulmuesi duhet t’i realizojë. As një gol dhe një asist nuk mjaftojnë. Ne marrim numrin e rasteve dhe kishte shumë të tjera që duhej të ktheheshin në gol”, tha trajneri i Rubin Kazan në përfundimin e takimit.

Në fakt, Daku shpërdoroi 3 raste të pastra shënimi goli dhe kjo mund ta ndëshkonte Rubin Kazan, pasi Akhmat iu afrua shumë barazimit.

“Nuk jam zhgënjyer që ngela jashtë Kombëtares, jam fokusuar në stërvitje. Detyra kryesore është që të punosh, të shënosh dhe pastaj të vjen ftesa. Kam luajtur mirë në kualifikuese dhe besoj se gjithçka do të funksionojë dhe do të jem pjesë në Europian”, tha Daku në përfundimin e ndeshjes së fundit.

Por media në Rusi, “Sportbuisness.gazeta.ru” ka shkuar një hap më tej në analizën e bërë për Dakun. Madje ata shkruajnë: “Tani e kuptuam se pse Silvinjo e la jashtë Shqipërisë”.

Sigurisht që shkrimi i referohej rasteve të shumta që ka shpërdoruar Daku kundër Akhmat Groznyt dhe sipas kësaj media, duke parë grupin e Shqipërisë në Europian me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, nuk do ta ketë këtë luks për të humbur kaq shumë mundësi para porte.

“Me gjithë dobinë e Mirlind Dakut në veprimet sulmuese: shpejtësi, i fort në lojën një kundër një, driblim, është e vështirë të injorosh performancën e tij të tmerrshme. Vetëm pesë gola në 22 ndeshje në kampionat. Daku kishte të paktën 4 raste në ndeshjen kundër Akhmat, realizoi vetëm 1 gol. Dhe në golin që realizoi ishte me portën e boshatisur pasi kishte goditur traversën më parë.

Në pjesën e dytë Mirlindi mund të ishte përjashtuar me karton të kuq. Kishte një rast flagrant për të shënuar gol, shkoi të driblonte portierin, humbi topin dhe më pas tentoi t’ia merrte nga duart portierit. Arbitri vërshëlleu, Daku mund të kishte marrë kartonin e dytë. Mund të merret me mend se pse Daku nuk u thirr nga Shqipëria për ndeshjet e kaluara miqësore. Vetë Mirlindi nuk e dinte arsyen, por përgjigja është e qartë. Daku krijon shumë raste, por shënon pak gola. Në verën e Euro 2024 Shqipëria do të luajë kundër Spanjë, Kroacisë dhe Italisë, nuk do të ketë më nga 3-4 raste për të shënuar gol. Në të njëjtën kohë, te Rubin Kazan kanë shumë besim se Daku shkon në Europian”, shkruhet në median ruse.

Share This