Ernest Muçi drejt Premier League-s, e kërkon klubi i njohur anglez

Ernest Muçi drejt Premier League-s, e kërkon klubi i njohur anglez

Skuadra e Premier Ligës, Aston Villa është e interesuar për Ernest Muçin, të cilin Beşiktasi e siguroi nga Legia e Varshavës gjatë merkatos së janarit.

Sipas gazetës Sözcü, skuadra angleze, e cila e ka ndjekur futbollistin shqiptar që nga ndeshjet e grupeve që luajti ndaj Legias në UEFA Europa Conference League, është në fazën e vendimmarrjes për fundin e sezonit.

Muçi ka konkurruar ndaj Aston Villas teksa luante për skuadrën polake dhe ka shënuar gjithsej tre gola në dy ndeshje.

Share This