Shkruan historinë tek Barcelona, Jamal bëhet futbollisti i parë që…
Lamine Jamal shkroi histori për Barcelonën këtë të dielë, duke u bërë lojtari më i ri që ka startuar ndonjëherë për katalanasit, 16 vjeç e 38 ditë.
Sulmuesi spanjoll ishte pjesë e njëmbëdhjetëshe startuese të klubit spanjol në ndeshjen kundër Cadizit, e vlefshme për raundin e dytë të La Ligës.
Ai ka luajtur ndeshjen e dytë të tij zyrtare për skuadrën e Barcelonës këtë sezon, pasi është aktivizuar edhe në pjesën e dytë të duelit me Getafen (0-0) të dielën e kaluar.