Lojtarët kundër Pochettinos, mesazh drejtuesve të Chelseat: Largoni trajnerin ose ikim ne
Mauricio Pochettino mund të largohet nga drejtimi i Chelsea.
Ky është lajmi i publikuar nga HITC Football, këtë të hënë pasdite.
Trajneri i njohur nuk po përmbush pritshmëritë, me skuadrën që e sheh veten në mesin e tabelës.
Sipas asaj që shkruhet, disa lojtarë të Bluve të Londrës u kanë kërkuar pronarëve të ndajnë rrugën me “timonierin” argjentinas, në të kundërt, do të jenë vetë futbollistët që do të largohen.
Pochettino numëron 40 ndeshje në krye të ekipit. Më parë ai ka udhëhequr Southampton, Tottenham dhe PSG.