Goal: Neymar kthehet te Santosi
Neymar është gati të kthehet në shtëpi.
Lojtari i Al Hilal është duke u rikuperuar nga dëmtimi i rëndë që pësoi dimrin e kaluar dhe për këtë arsye po planifikon të ardhmen, që duket se do të jetë sërish te Santos.
Sipas asaj që raporton “Goal”, sulmuesi i brazilian do të kthehet në vendlindje në vitin 2025, madje këtë ua ka konfirmuar edhe lojtarëve të klubit brazilian.
Sulmuesi ka qenë i pranishëm në Brazil mbrëmjen e djeshme ku ka prezantuar trofeun e Kupës Paulista në ndeshjen midis Santosit të tij dhe Palmeirasit.