Dionis Avdijaj bën skandal në Austri (VIDEO)
Sulmuesi kosovar Dionis Avdijaj ka bërë një gjest të ulët sapo u ndëshkua me karton të kuq në Austri, duke e vendosur dorën te organi gjenital para se t’iu drejtohet tifozëve kundërshtarë.
Avdijaj kishte humbur kontrollin në sfidën Hartverg – Rapid Vienna, ku e tëra dukej se ishte shkaku i rezultat 3:0 që po pësonte skuadra e tij.
Sulmuesi bëri dy faulle brenda 11 minutave, me gjyqtarin që nuk e fali duke i dhënë dy karton të verdhë, ku si pasojë pastaj erdhi i kuqi.
Avdijaj tentoi t’ia ndryshonte vendimin gjyqtarit, ku diskutoi për disa minuta. Më pas erdhi një lojtar kundërshtar dhe kosovari e shtyu menjëherë. Bashkëlojtarët provuan ta qetësonin, por pa sukses. Kësisoj, ai u detyrua ta lërë fushën.
Derisa po shkonte në dhomën e zhveshjes, tifozët kundërshtar po e fishkëllenin gjatë tërë kohës. E sapo mbështetësit nisën të thonë “Mirëupafshim”, Avdijaj humbi kontrollin.
Ai ktheu kokën, tha diçka dhe vendosi dorën te organi gjenital, duke shkaktuar skandal në Austri.
#HTBSCR Na da bin ich mal gespannt wieviele Spiele sperre er für die Geste bekommt @OEFBL pic.twitter.com/XdDKRlbG5H
— Scr1991 (@patrickscr91) March 31, 2024