Guardiola zbulon favoritin për fitimin e Premier League-s

Guardiola zbulon favoritin për fitimin e Premier League-s

Ishte nga ato sfida, që zakonisht përcaktojnë fituesit e titullit kampion dhe siç pritej dhuroi spektakël.

“Qytetarët” e Manchester City u përballën pasditen e së dielës, me “Topçinjtë” e Arsenal, me sfidën që u mbyll me rezultatin “e bardhë”, 0 me 0, duke lënë gjithçka të hapur deri në fundin e këtij sezoni, në garën për fitimin e Premier League.

Pas barazimit, pa gola, një koment të shkurtër për mediat e ka bërë edhe tekniku, Pep Guardiola, i cili nuk ka vendosur të ndalet për asnjë momenti te sfida, ndaj “Topçinjve”, por zbuloi emrin e skuadrës, që sipas tij është favoritë për fitimin e titullit kampion, teksa u shpreh se u shpreh se kryesuesit e renditjes janë gjithmonë favoritët për të fituar titullin.

“Gjithmonë kush është i pari është favorit, i dyti është Arsenali dhe ne jemi të tretët”, u shpreh “iberiku”, teksa kujtojmë se momentalisht, kampionatit kryesohet nga “Të Kuqtë” e Liverpool me plot 67 pikë.

Pas tyre në vendin e dytë me 65 pikë renditen “Topçinjtë” e Arsenal, ndërsa menjëherë pas tyre me vetëm 1 pikë më pak vijnë “Qytetarët” e Manchester City.

Share This