Crystal Palace-Arsenal, kështu mbyllet kjo supersfidë

Crystal Palace-Arsenal, kështu mbyllet kjo supersfidë

Arsenal me shumë vështirësi ka arritur t’i arkëtojë pikët e plota në udhëtim te Crystal Palace, në kuadër të xhiros së dytë në Premierligë.

“Topçinjtë” fituan me rezultat minimal 0:1, ndeshje që ishin më të mirë deri në momentin kur mbeten me një lojtar më pak.

Arsenal ishte në nivel tjetër në minutat e parë, me Gabriel Martinellin dhe Eddie Nkeitah që kishin nga një rast të artë shënimi, por që s’ia dolën t’i finalizojnë.

Zhvillohej minuta e 51-të kur Sam Johnstone bëri një ndërhyrje të rrezikshme brenda zonës me arbitrin që akordoi 11-metërsh, vendim që u konfirmua edhe nga VAR-i.

Nga pika e bardhë i pagabueshëm ishte kapiteni Martin Odegaard që kaloi Arsenalin në epërsi (54’).

Derisa londinezët po kërkonin golin e dytë, situata u vështirësua pasi gjyqtari e ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Takehiro Tomiyasu si pasojë e dy kartonëve të verdhë.

Pas kësaj, Crystal Palace mori dominimin e plotë duke ndërtuar aksione të shpejta me qëllimin e vetëm që ta barazojnë rezultatin por assesi s’ia dolën.

Kështu, Arsenal arriti t’i fitojë pikët e plota duke u bërë vetëm skuadra e tretë në Premierligë që ka gjashtë pikë pas dy xhirove, vetëm pas Brightonit dhe Manchester Cityt.

Ndërsa, Crystal Palace tani bie në vendin e 11-të në tabelë me tre pikë të mbledhura.

Arsenal në xhiron e radhës do të jetë nikoqir i Fulhamit, kurse Crystal Palace do t’i shkojë Brentfordit.

Share This