Revolucion te Napoli, i pari në listë për postin e drejtorit sportiv është Igli Tare
Gjithçka është e gabuar, gjithçka duhet të ribëhet. Disfata e fundit në kampionat kundër Atalantës shënoi fundin e ëndrrave të Napolit për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Në harkun kohor të një viti skuadra italiane kaloi nga më e mira e kampionatit, duke përfunduar sezonin me një titull historik, ndërsa këtë sezon Napoli është zhgënjimi i vitit në Serie A.
Kjo është arsyeja pse sezoni i ardhshëm do të jetë sezoni i revolucionit. Do të fillojë menjëherë, me Aurelio de Laurentiis që ka vendosur të revolucionarizojë drejtimin teknik.
Nisur nga drejtori sportiv, i cili do të duhet të zërë vendin e Meluso dhe mbi të gjitha të fshijë kujtimin e Giuntolit.
Në krye të listës së presidentit italian është Igli Tare, gati për të rifilluar pas një pushimi pas lamtumires së tij me Lacio.
Mes kandidatëve janë edhe ish-lojtari i Milanit, Frederic Massara, i kontaktuar tashmë vitin e kaluar dhe Pietro Accardi i Empolit.