“Paqe” në kryederbin anglez

“Paqe” në kryederbin anglez

Manchester City dhe Arsenal kanë ndarë pikët në kuadër të xhiros së 30-të në Premierligë.

“Qytetarët” ishin skuadër shumë më e mirë duke dominuar në të gjitha aspektet, por iu mungoi finalizimi me epilogun përfundimtar që doli të jetë 0:0.

City nisi të dominonte nga minuta e parë, duke pasur mbi 70 për qind të posedimit të topit.

Nathan Ake tentoi fillimisht nga afërsia me një goditje me kokë pas një harkimi, por që Raya bëri një pritje të bukur që t’ia mohojë golin.

Arsenal pastaj zhvilloi një kundërsulm, me Bukayo Sakan që nuk arriti të asistonte te Gabriel Jesus. Vlen të ceket se braziliani humbi disa raste, duke e tepruar me driblime në vend që të gjuante në portë.

City ishte më kërkues edhe në pjesën e dytë mirëpo sërish shumë larg finalizimit, duke dështuar ta thyente mbrojtjen e hekurt mysafire.

Kësisoj, mund të thuhet se fituesi në këtë derbi është Liverpooli, pasi tani do ta mbajë pozitën e parë në Premierligë.

Arsenal qëndron në vendin e dytë me 65 pikë, dy më pak se “Reds” që janë lider dhe një më shumë se City që zë vendin e tretë, raporton nacionale.

Në xhiron e radhës, Arsenali është nikoqir i Lutonit derisa Man City e pret një tjetër sfidë e vështirë – këtë herë ndaj Aston Villas.

Share This