Shefki Kuqi pas fitores së Feronikelit: Duhet të luftojmë për çdo fitore, çdo pikë është e artë

Shefki Kuqi pas fitores së Feronikelit: Duhet të luftojmë për çdo fitore, çdo pikë është e artë

Trajneri i Feronikeli 74, Shefki Kuqi, e ka vlerësuar shumë lartë paraqitjen e skuadrës së tij dhe fitoren ndaj Fushë Kosovës, 1:0.

Pikët për skuadrën nga Drenasi ishin shumë të rëndësishme.

“Çdo fitore është e mirëseardhur. Lujatëm lojë perfekte, atë që e kemi përgatitur gjatë javës. Asnjë fitore nuk është e lehtë. Duhet të luftojmë për çdo fitore. Çdo pikë është e artë. Kam shumë besim te këta djem. Janë duke punuar shumë. Në shumicën e ndeshjeve kemi kontrolluar ndeshjen, por rezultatet nuk ishin ato që i kemi merituar”, ka thënë Kuqi.

Share This